Ditën e sotme Mozzik po shpërndan albumin e tij falas në qytete të ndryshme të Kosovës.
Reperi e nisi me qytetin e Mitrovicës ku qytetarë të shumtë u panë të grumbulluar, duke mos respektuar as masat e Qeverisë për tu mbrojtur nga infektimi me Covid-19.
Një gjë e tillë u konsiderua si jo e drejtë në rrjete sociale, pasi që përbën rrezik për qytetarët.
E për mos respektim të masave, reperi tani po akuzon mediat që po raportojnë në lidhje me grumbullimin e madh të njerëzve.