Dy muaj më parë në media u raportua se këngëtari Muharrem Ahmeti ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi kishte pësuar një atak kardiak.

Ishte miku i tij, Kristian Xhaferaj ai i cili bëri të ditur se gjendja e këngëtarit ishte e rëndë.

Tani pas dy muajsh, ka reaguar vet Muharrem Ahmeti përmes një video live në Facebook, ku ka falenderuar Zotin për këtë sprovë të kaluar.“Falenderoj Allahun e madhërueshëm, Zotin e gjithësisë që kalova këtë sprovë.

Falenderoj të gjithë për komentet dhe fjalët tuaja. Falenderoj ata që kanë qenë të interesuar për mua, që kanë ndarë dhimbjen me mua. Nuk ja uroj askujt që të ketë këtë sprovë”, tha Muharrem Ahmeti.Ahmeti ka falenderuar fansat si dhe kolegët e tij që janë interesuar për të gjatë kësaj periudhe, ndërsa ka bërë të ditur se tani është më mirë.

“Tani jam më mirë, por më duhet pak kohë që të marrë veten”, tha Ahmeti, ndërsa u ka kërkuar falje dasmorëve ku nuk ka mundur të jetë pjesë e tyre.Këngëtari gjithashtu ka bërë të ditur se për një kohë të gjatë nuk do jetë në Evropë për arsye personale të tij./GazetaBlic

MUND TË JU PËLQEJNË