Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar pas grafiteve në shtëpinë e ish-bashkëpartikates, tani deputete e LVV-së, Adelina Grainca.
Musliu ka thënë se kjo nuk është kulturë e PDK-së, duke bërë thirrje “bollni ma me pisllaqe”.
“Kjo s’është kulturë e PDK-së! Stop lojrave të tilla! Grafitet nuk i përkasin historisë së PDK-së! Bollni ma me pisllaqe!”, ka shkruar ajo.
Mbrëmë në muret rrethuese të shtëpisë së deputetes së LVV-së, Adelina Granica janë vendosur disa grafite ku thuhet “ Bijat i shesim, votat i qesim”.