Në Kuvendin e Kosovës po mbahet takimi i thirrur nga presidneti Thaçi së bashku me partitë parlamentare.
Aty po merr pjesë edhe lideri i LDK-së Isa Mustafa, i cili tha se partia e tij është për formimin e një qeverie të re e cila mund të qeverisë në mënyrë normale.Sipas Mustafës, LDK-ja është e gatshme të ndërmarrë iniciativën që të sigurojë shumicën për formimin e qeverisë.
“Ne vlerësojmë që në këto momente nuk duhet të shkojmë në zgjedhje dhe duhet të bëjmë përpjekje të formojmë një qeveri e cila mund ta qeverisë vendin në mënyrë normale. Vendit i duhet një qeveri e cila mund të punojë me kapacitete të plota.
Situata e tanishme nuk mundëson që zhvillon zgjedhje të reja, si LDK jemi të gatshëm të ndërrmarim iniciativën të sigurojmë shumicën si parti e dytë dhe menoj që këtë duhet ta bëjmë bashkarisht dhe vlerësoj pozicionimin e çdo subjekti për këtë çështje.”