Muzikanti kenian John De’ Mathew ka humbur jetën në një aksident me makinë.

Këngëtari, emri i vërtetë i të cilit është John Ng’ang’a, po e drejtonte makinën vetëm në Nairobi mbrëmjen e së dielës kur u përplas me një kamion.

Ai po kthehej nga një koncert bamirësie ku edhe kishte performuar.

De’Mathew këndonte stilin e muzikës të njohur si Benga dhe tekstet e tij trajtonin problemet sociale.

De’Mathew ka regjistruar më shumë se 50 albume dhe këndoi rreth 300 këngë.

MUND TË JU PËLQEJNË