Vala

Naser Rafuna është ndër aktorët më të mirënjohur i cili pothuajse në çdo rol që iu ka ofruar ka trajtuar tema ndër më të vërtetat të shqiptarëve.

Jo më kot iu janë besuar rolet kryesore në çdo serial ku ka marrë pjesë pasi ka pasqyruar gjithmonë vuajtjet dhe të vërtetat e rëndomta që iu ka ndodhë shqiptarëve në kohërat e tyre më të vështira, shkruan Kosovarja.

Po të flasim për secilën paraqitje të tij ka aq shumë sa ndoshta nuk mjafton për ta përmbledhur e për të folur për interpretimet e tij, andaj edhe kemi vendosuar që ta veçojmë dhe të flasim për njërin nga skeqet e tij, ku edhe vetë ai ka shfaqur emocionet dhe ndjenjat e tij ndaj këtij roli të ofruar

Bëhet fjalë për çështjen e “Hasmit” të cilin e ka trajtuar para disa viteve, teksa shihet duke falur gjakun pas 2 viteve e kjo e gjitha ndodhë për një arsye shumë të veçantë por ndoshta edhe të rëndë, ku edhe ka përfunduar me një thënie shumë të drejtë dhe pikante:

“Humbja e moralit është dy herë vdekje. Shqiptarët dhanë çdo gjë për Moral. E tash ku jemi…”

Me këtë lirshëm mund të themi se shumë adhurues të tij të jenë inspiruar nga ai, por edhe ta çmojnë dhe vlerësojnë qysh nga më i vogli deri tek më i madhi.

Siç kuptojmë jo më kot i takojnë meritat më të mëdha dhe më të dalluara, pasi është një dhe i vetëm ndër aktorët kosovarë që nuk ka dështuar në asnjë paraqitje, përkundrazi gjithmonë ka rezultuar i sukseshëm dhe i dashur për të gjithë.

Për më shumë, bindjuni edhe një herë talentit të tij përmes kësaj video. /Kosovarja/

NaserRafuna

E bazuar në ngjarje të vërtetëMos ja mbyllni derën shtëpisë, mos lejoni që të përsëriten raste të tilla…#ShpërndajePër më shumë ndiqeni Naser Rafuna

Publiée par Naser Rafuna sur Samedi 9 juin 2018

MUND TË JU PËLQEJNË