Ka vdekur të hënën gazetari Latif Voca.

Për vdekjen e gazetarit të televizionit publik, RTK, kanë njoftuar të afërm të tij.

Latif Voca ka punuar si korrespondent i RTK-së nga Mitrovica, e më pas në Radio Kosovë.

Sipas të afërmve të tij, Voca ka vdekur pas një sëmundjeje të shkurtër.

Varrimi i gazetarit Latif Voca do të bëhet të martën në varrezat e Shipolit në Mitrovicë.

MUND TË JU PËLQEJNË