Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se sot në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri, me inicialet I. A , i lindur më 1992.

I burgosuri, me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës rreth orës 10:10, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë.

I. A, ishte shtetas i Republikës së Shqipërisë, akuzohej për Veprën Penale; Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve.

I njëjti po vuante dënimin në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Lidhur me shkaqet, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion.

MUND TË JU PËLQEJNË