Ka ndërruar jetë Gjergj Xhuvani.
Regjisori i njohur shqiptar, Gjergj Xhuvani, ka ndërruar jetë në moshën 56 vjeçare, pasi u mposht nga një sëmundje e rëndë.
Ai ka ndërruar jetë ditën e sotme në Romë, atje ku kishte shkuar për xhirimet e filmit të tij të ri, “Liqeni im”.
Xhuvani ishte regjisor, skenarist dhe gjithashtu producent shumë i njohur.
Ai ishte ishte bashkëshorti i aktores Luiza Xhuvani./Lajmi.net/