Reperi ka ndarë këtë të pathënë për publikun.
Përmes rrjeteve sociale ai dha një përgjigje interesante.
Në storien e tij në Instagram, Stresi ka publikuar një fotografi në fëmijërinë e tij dhe ka shkruar se ka vetëm një ëndërr.
“Ëndrra ime e vetme që kam është të kem një djalë si ky në foto”, kanë qenë fjalët e Stresit.
Ndryshe, reperi nga Shqipëria pas ndarjes nga Keisi nuk ka zbuluar se është në ndonjë lidhje dashurie dhe për momentin është duke qëndruar në Londër.
Rikujtojmë se, projekti i tij i fundit muzikor është bashkëpunimi me Getinjon, ‘S’jom dorëzu’.