Vala

Infektologët tërheqin vërejtjen se Evropa, për shkak të ndryshimeve klimatike mund të ballafaqohet me rrezik të shtuar nga paraqitja e sëmundjeve të cilat i përhapin mushkonjat dhe rriqrat.

Përhapja e mushkonjave tashmë ka shkaktuar paraqitjen e etheve denga në Francë e Kroaci, malarien në Greqi, ethet e Nilit Perëndimor në disa vende të Evropës juglindore dhe virusit chikungnye në Itali e në Francë.

“Evropa mesdhetare tashmë pjesërisht është edhe regjion tropik, kur mushkajat tigrore tashmë janë bërë vendëse”, ka thënë Giovanni Rezza, drejtor i Repartit për sëmundje infektive në Institutin për shëndet publik në Romë.

Ai bashkë me profesorin Han Semenzo nga Qendra evropiane për preventivë dhe kontroll të sëmundjeve (ECDC) është autor i raportit mbi përhapjen e mundshme të sëmundjeve të tilla në kontinent.

“Agjencitë për shëndet publik duhet ta avancojnë mbikëqyrjen, për shembull me anë të sistemit të alarmit të hershëm dhe shtimit të vetëdijes për rreziqet potenciale në mesin e punëtorëve shëndetësore dhe në publikun në tërësi”, ka thënë Semenza, transmeton net.hr.

Më herët, përhapja e dengas ka qenë e kufizuar në rajonet subtropike, sepse temperaturat e ulëta i vrasin karvat dhe vezët e pushkajave, thonë shkencëtarët.

“Ndryshimet klimatike, megjithatë, nuk janë i vetmi faktor i përhapjes së sëmundjeve infektuee transmisive në Evropë”, ka thënë Semenza.

Kësaj i kontribuon edhe globalizimi e urbanizimi, ka theksuar ai./gazetametro.net.

MUND TË JU PËLQEJNË