Ai është ndër këngëtarët më të dëgjuar e më të kërkuar.

Ermal Fejzullahu qëndron stoikisht në listen e këngëtarëve që sjellin hite dhe e mbajnë publikun të ngërthyer pas vetes, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtari sapo është kthyer në tregun e muzikës me këngën me titull “Tela”, një bashkëpunim i sukseshëm mes tij dhe Kides, këngëtares që mbetet favorite për një pjesë të mirë të publikut në vend.

E, Ermali, rëndom i këndon dashurisë, ndjenjave, por edhe tradhëtisë, ndarjes…Por, këngëtari thotë se tekstet e këngëve nuk kanë të bëjnë me të dhe jetën e tij private.

“Jo, edhe pse mund të mendohet ndryshe. Është e vërtetë që të gjitha këngët kanë në thelb tematikën e dashurisë, por është po ashtu fakt se asnjëra nuk ka të bëjë me jetën time private”, ka thënë Emrali, trnasmeton “Kosovarja”.

Siç mujnd ta kuptoni, ai asnjë këngë nuk ia ka dedikuar bashkëshortes, Arianes.

MUND TË JU PËLQEJNË