A jeni në një nga ato ditët kur vetëm dëshironi të ankoheni, por keni nevojë për dikë që thjeshtë të ju dëgjojë dhe kuptojë?

Në Japoni, kjo është e mundur për vetëm 9 dollarë. Takanova Nisimoto është një japonez që filloi këtë biznes të pazakontë dhe pati mjaft sukses.

Pesëdhjetë vjeçari udhëheq shërbimin në internet Ossan Rental që nga viti 2012 në vendin e tij të lindjes, Tokio, transmeton Reporteri.net.

Me këtë shërbim për vetëm 1.000 jen japonez ose afër 9 dollarë, për një orë mund t’i ankoheni, t’i tregoni problemet dhe hallet tuaja.

Për ata që duan atë, këshillimi është gjithashtu në dispozicion.

Qëllimi i Nicosimite ishte fillimisht të dëgjonte njerëzit e moshës së mesme të cilët shpesh tallen në Japoni për shkak të kilogramëve të tepërt, rënies së flokëve dhe gjërave të tjera.

Ai thotë se qëllimi i tij ishte t’u jepte fund të gjitha stereotipive negative.

Megjithatë, shërbimi i tij tani përdoret nga të gjitha gjeneratat dhe duket sikur të gjithë kanë se për çka të ankohen.

MUND TË JU PËLQEJNË