Nese dikush duhet të cilësohet e bukur, e zonja, dhe e ndjekur, atëherë pa pikë mëdyshje këto merita të gjitha i takojnë Arbnora Ademaj.

Jo më kot e filluam kështu, pasi kush e njeh atë e di fare mirë secilin profesion që ajo ka sprovuar veten e që padyshim duke kulmuar në majet e suksesit çdo herë, shkruan Kosovarja.

Ndonëse së pari si modele, pastaj moderatore ia ka dalë shumë mirë që të rezultojë mirë, mbarë e suksesshëm.

Jo rrallë herë kemi shkruar për punën e saj, sukseset e saj në sfilata, udhëheqjen e saj në emisione sportive dhe tash së voni në “Zone”, aty edhe ku ka të ftur këngëtarë të mirëfilltë, mirënjohur e të denjë të muzikës shqiptare.

Pra, çdo herë kemi parë vetëm për anën profesionale të saj të flitet, por asnjëherë për jetën e saj private, për ndonjë simpati, dashuri apo edhe për ndonjë lidhje të mundshme.

E gjithë kjo ka ndodhur falë kujdesit të saj e cila me plot fanatizëm dhe xhelozi ka ruajtur këtë pjesë andaj edhe nuk është parë të thuhet diçka e tillë për të.

Së fundi, sikur të ketë filluar ngapak të shpaloset e të hap zemrën më shumë pasi edhe imazhet e ndërsjellta po ngjallin dyshime për të hulumtuar më tutje.

Është pikërëisht ngjyra e kuqe të cilën prefeson shpesh ta veshë duke na bërë të kujtojmë se mos ka diçka të re nga ish miss kosovar, të cilës përveç që i rri mirë zakonisht thuhet të simboliozojë edhe dashurinë, teksa edhe këtu në foto shihet duke i thënë dikujt gëzuar!.

Mendoni edhe ju se është dashuruar Arbnora, apo jemi gabim… /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË