Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë këtyre dy ditëve në vendin tonë do të mbajë mot me diell.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë Celsius.

IHMK po ashtu njofton se gjatë vikendit parashihet një ndryshim i përkohshëm i motit, duke sjell vranësira të çrregullta dhe kushte për reshje shiu.

“Indeksi UV mbetet i lartë, në vlerat e rrezikut, prandaj kushtet biometeorologjike, nuk do të jenë të mira, sidomos për një shtresë të popullatës që kanë probleme me sëmundje kronike. Në bazë të parashikimeve afatgjata sinoptike, në fushat termike nuk parashihet të kemi luhatje të mëdha, të paktën deri në fund të muajit edhe pse, gjatë vikendit parashihet një ndryshim i përkohshëm i motit, duke sjell vranësira të çrregullta dhe kushte për reshje shiu. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes me shpejtësi 1-7m/s”.

MUND TË JU PËLQEJNË