Vala

Ka nisur protesta e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje para ndërtesës ku ndodhet Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prishtinë.

Protesta është thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje kundër kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, duke thënë se korrupsioni është rritur në Kosovë.

Në protestë po marrin pjesë një numër goxha i madh i qytetarëve. Edhe pse jo mirë me shëndet në portesh është parë edhe deputeti i Vetëvendosjes, Adem Mikollovci/

Ai shihet duke ecur me paterica e i shoqëruar nga një grua, për t’iu bashkangjitur protestës kundër kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezit.

MUND TË JU PËLQEJNË