Vala

Është bashkëshortja e Ermalit, Ariana ajo e cila ka fituar simpatinë dhe dashurinë e publikut duke u pëlqyer për stilin e saj të të veshurit, ku numëron 187 mijë ndjekës në rrjetin e saj në Instagram, shkruan Kosovarja.

Ajo shquhet për ëmbëlsinë dhe linjat trupore që posedon, që secila femër ia ka lakmi.

Të veçantë si femër e bënë eleganca që mbizotëron në çdo paraqitje të saj.

Ajo madje nuk heziton që ta përditësojë instagramin me fotografi të përditshmërisë, ku pëlqimet dhe komentet e shumta nuk mungojnë asnjëherë.

Edhe pse nënë e tre fëmijëve dhe tash shtatëzënë për të katrën here, linjat e saj trupore po i ruan me plot kujdes dhe fanatizëm.

Se sa shumë është e dhënë pas paraqitjes së saj të jashtme e ka dëshmuar në çdo imazh.

Por, sot na ka dëshmuar ëmbëlsinë, elegancën dhe linjat perfekte që të tria të gërshetuara e të theksuara në një imazh të vetëm. /Kosovarja/.

 

MUND TË JU PËLQEJNË