Javë më parë i dha fund beqarisë me një dasmë madhështore.

Fiona Gllavica, aktorja e dashur për publikun që u bë e famshme me rolin e saj të ‘Pajtesës’ në serialin “Çka ka shpija”, u martuar me Arbnor Pacollin, shkruan “Kosovarja”.

Dasma e saj bëri bujë në media duke u komentuar edhe detajet e dasmës, për të cilat ajo ishte kujdesur në mënyrën më të mirë.

E pas dasmës ajo dhe bashkëshorti u nisën drejt pushimeve në Tajlandë dhe në Turqi, ku përjetuan momentet më të mira bashkë.

Ata për publikun ndanë imazhe të shumta nga pushimet e tyre. Një detaj që bie në sy është diferenca në gjatësi. Dallimi mes tyre shihet dukshëm sidomos në këtë fotografi.

Mbase kjo është pika e vetme që çifti nuk përshtaten, përndryshe ata janë shumë të lumtur bashkë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË