Drejtuesit e Lëvzijes Vetëvendosje dhe të PDK-së në Gjilan janë duke zhvilluar takim në këto momente.
Këto dy parti janë shumë afër të arrijnë koalicion për bashkëqeverisje.
”Në këto momente po zhvillohet takimi ndërmjet drejtuesve të VV-së dhe të PDK-së në Gjilan. Në takim po marrin pjesë kryetari i Gjilanin Alban Hyseni, derisa nga PDK kryetari i degës, Riad Rashiti dhe ish- kandidatja për kryetare Leonora Morina- Bunjaku”, .
Merret vesh se të dy palët janë afër dakordimit që PDK t’i marrë katër drejtori dhe nënkryetarin.
“PDK do t’i marrë 4 drejtori dhe në kryetarin”, potencoi ky burim, derisa pritet që shpejt të dalin edhe me njoftim për detajet.
Zyrtarisht as nga VV e as nga PDK nuk kanë komentuar deri më tani rreth takimit dhe marrëveshjes eventuale.
Ndryshe, Alban Hyseni emposhti në balotazh Lutfi Hazirin e LDK-së.