Genta Cana konsiderohet si njëra ndër moderatoret më të pëlqyera e të suksesshme në fushën e sportit, shkruan “Kosovarja”.

Biondina bukuroshe jo rastësisht ka kaq njohuri mbi sportin, pasi ajo është motra e futbollistit Granit Cana dhe vajza e axhës së Lorik Canes.

Vetëm tre muaj më parë, Genta i dha fund beqarisë duke u martuar me arkitektin Nol Fetoshin, të cilët organizuan një dasmë madhështore.

Nuk vonoi shumë dhe Genta dha lajmin se është në pritje të ëmbël.

Ajo cilësohet edhe si një femër mjaft e bukur dhe atraktive. Madje, nuk e ka problem të shfaqet joshëse edhe me bark të fryrë.

Ndryshe, Genta dhe bashkëshorti i saj Noli janë duke shijuar në maksimum pushimet./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË