fbpx

Nëna e Astrit Deharit paraqitet në emision live ku po intervistohet Abazi, ja pyetje ia parashtroi

nga Revista Kosovarja

Nëna e Astrit Deharit, Xhemile Dehari i ka parashtruar një pyetje deputetit, Haki Abazi i cili sot hodhi akuza se Vetëvendosje qëndron prapa humbjes së mostrave të Deharit.

Xhemile Dehari ka kërkuar nga Abazi që ta di se kush qëndron prapa informacioneve që Abazi po i jep.

“Prej kur është duke u marrë me hetimet për Astrtin, se kur e vranë tha se është vetëvrasje. Qysh ka mujt me ditë atëherë. Dhe sot se si u humbën mostrat e Astrit le të flet me emra se prej kujt i merr këto informata”, është pyetja që moderatori Panduri ia ka lexuar deputeti Abazi.

Abazi ka mohuar se ndonjëherë ka thënë se Astrit është vetëvra.

“Nuk e kam thënë kurrë, këto janë propaganda se unë jam deklaru për rastin e Astrit Deharit. Asnjëherë (s’kam thënë që ka krye vetëvrasje)”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]