Dimri i ftohtë e gjeti Albana Tahirin së bashku me djalin e saj 4 vjeçar në një shtëpizë prej llastiku në Skenderaj.

Albana tash e një vit po qëndron në një shtëpi prej llastiku, të ndërtuar nga vet ajo për t’u strehuar bashkë me të birin e saj.

Ajo tregon se e ka shumë të vështirë mbijetesën me vetëm 80 euro të ndihmës sociale.

Për këtë rast, janë në dijeni dhe Komuna e Skenderajt, të cilët e kanë përkrahur dhe ndihmuar duke i ofruar banim në banesat sociale, por që ajo refuzoi.

Albana, tashmë shpresat i mban tek njerëzit vullnetmirë, për t’i dal në ndihmë në ndërtimin e një shtëpie.

MUND TË JU PËLQEJNË