Vala

Dua Lipa reagoi pasi atë e akuzuan se përdori photoshop për të ndërhyrë në fotot kur ishte e vogël.

Saktësisht ajo u akuzua se kishe ndërhyrë në foto duke i fryrë buzët.

Shumë nga ndjekësit dhe shoqëria e Dua Lipës reaguan duke thënë se kjo akuzë është tepër absurde dhe qesharake.

Ndër ta ishte edhe nëna e Ledrit, Xheraldina Vula. Ledri dhe Dua vite më parë, u panë disa herë së bashku, por lidhja e tyre nuk zgjati shumë.

Xheraldina i doli në mbrojtje Duas duke komentuar:“Ti ke qenë bukuri që kur ishe një vjeçe.”

Më pas ajo i ktheu përgjigje edhe një komentuesi duke thënë “E kisha komshie dhe po e kam parë nënën e saj shtatzënë dhe e pashë edhe kur lindi. Ju mund të urreni sa të doni dikë që e keni zili. Nuk do të diskutoj më tepër për dikë që është bukuri e pastër si nga jashtë dhe nga brenda.

Loading...

MUND TË JU PËLQEJNË