Beyonce është një prej pjestareve të cast-it të filmit më të pritur të kësaj vere, ribërjes së një prej ikonave të Disney “Mreti Luan”.

Pikërisht në premierën e filmit mbrëmjen e djeshme, Beyonce u shfaq së bashku me vajzën e saj, Blue Ivy, dhe të thuash që vodhën vëmendjen e të gjithëve është pak.

Artistja, e cila në këtë projekt i është besuar zëri i personazhit Nala, në fakt nuk pritej që të merrte pjesë në premierë sepse kush është fans i saj, e di sa të rralla i ka Beyonce prezencat në evente të tilla.

Megjithatë, ajo zgjodhi që të shkonte së bashku me vajzën, e cila dueht të jetë shumë e emocionuar që mamaja e saj është pjesë e “mbretit Luan” dhe ishin kombinuar të dyja me këto veshje.

MUND TË JU PËLQEJNË