Vala

Fjalët të cilat i përdorni me fëmijët tuaj kanë rëndësi shumë të madhe.

Nëse nuk jeni të kujdesshëm, ju mund të përçoni mesazhe të cilat u instalojnë fëmijëve shprehi të këqija, të cilat pastaj ua tjerrin forcën mendore që u nevojitet për ta arritur potencialin e madh që e kanë.

Prandaj, këto janë gjërat që duhet të ndaloni t’ua thoni fëmijëve nëse dëshironi që ata të jenë të fortë mendërisht.

“Nuk është punë e madhe…”

Qoftë nëse fëmija thotë se ka stres për testin në shkollë apo ju thotë se është e brengosur që shoqja iu është idhnar, asnjëherë mos i minimizoni brengat e saja duke thënë se “nuk është punë e madhe”.

Për atë, është punë e madhe dhe ajo është duke u përpjekur t’ju kërkojë ndihmë për t’u ballafaquar me emocionet që i ka.

Prandaj, në vend se të insistoni se nuk duhet të brengoset, dhurojani aftësitë që i nevojiten për t’u ballafaquar me brengat.

“Mos qaj”

Nuk ka asgjë gabim nëse fëmija qan. Është mënyrë e shëndetshme për t’i shprehur emocionet.

Nuk duhet t’i mësoni fëmijët se qarja është gjë e keqe.

“Je fëmija më i mençur në shkollë”

Qoftë nëse i thoni fëmijës se është më i miri në futboll apo insistoni se është më i mençuri në shkollë, lavdërimi i tepërt më shumë bën dëme sesa dobi.

Lavdërimi le të jetë real dhe përqendrohuni më shumë në përpjekjen sesa në arritjet.

MUND TË JU PËLQEJNË