Vala

Mos vallë keni rënë në dashuri? “Në këto ditë të vështira?” pyesni ju me pabesi. Po, themi ne, është e mundur. Nëse ju ndodhin 20 gjërat e mëposhtme, ose të paktën shumica, na vjen keq t’ju njoftojmë, por keni rënë me kokë. Urime!

Ai/ajo është bashkëbiseduesi në kokën tuaj.

Doni t’i tregoni gjithçka që ju ndodh gjatë ditës, qofshin edhe ndodhi krejt të parëndësishme.
Nuk jeni të sigurt nëse doni fëmijë një ditë, por gjithsesi, keni zgjedhur dy emra, një djali, një vajze.

Shpesh, studioni profilet e ish-ave të atij/asaj dhe kënaqeni në heshtje kur u shihni flokët me ombre të këqija a selfiet e shëmtuara të 2012-s.

Kur jeni me të, doni që koha të ngadalësojë, edhe pse keni ngecur në autobus në një ditë me shi.

Në çdo motor kërkimi, në Instagram, në Facebook, në LinkedIn, emri i tyre është i pari.

Kur shihni diçka që ju pëlqen në Netflix, vrisni mendjen a do ta pëlqente dhe ai/ajo.

Kur dëgjoni “Copëzat” e Vlashent Satës apo “Ëndërroj” të Shpat Dedës, ju mbushen sytë me lot.

Mund të flisni haptazi për fantazitë tuaja seksuale dhe s’trembeni se mos ai/ajo ju sheh shtrembër.

Në mendjen tuaj, planifikoni dasmën tuaj dhe ju duket një përvojë e këndshme.

Kuptoni sa kot ishte ish-i juaj.

Njerëzit ju pyesin pse keni një shkëlqim në fytyrë.

E ardhmja ju duket emocionuese dhe jo e frikshme.

Mendoni për gjithë mënyrat si t’i bëni përshtypje mamit të tij/saj.

Duhet të përmbaheni të mos flisni për të në çdo moment, në çfarëdolloj bisede, me këdo qoftë.

Buzëqeshi dhe qeshni më shumë.

Nuk shqetësoheni se në një moment, s’do të keni për çfarë të flisni, shkruan anabel. Heshtjet nuk janë aspak të sikletshme mes jush.

Emocionoheni kur ju vjen një mesazh, sepse mund të jetë ai/ajo.

Por pastaj mërziteni sepse nuk është ai/ajo, por mami.

Po lexoni këtë listë.

MUND TË JU PËLQEJNË