fbpx

Nëse sapo je ndarë, me shumë gjasa, do të kalosh nëpër këto faza

nga Revista Kosovarja

Ndarjet janë të vështira, sepse sjellin ndryshim, tranzicion dhe humbjen e një personi që në shumë situata, të ka qëndruar pranë

Plus, njerëzit duan të krijojnë lidhje dhe marrëdhënie me njëri-tjetrin, ndaj është e vështirë që të thyesh një raport të ndërtuar. Por, ndarjet ndodhin dhe nuk ke ç’bën.

E rëndësishme është të kalosh në mënyrën e duhur etapat e një ndarjeje dhe të identifikosh se ku je.

Shumë mendime mbi personin tjetër

Kjo fazë vjen para se të ndodhë ndarja. Në këtë periudhë, personi në fjalë ka mendime pozitive dhe negative në një marrëdhënie, por nuk është ende i/e bindur nëse do të ndahet. Kjo fazë karakterizohet nga momentet e mira, si për shembull kujtimet e bukura, si dhe ato të këqijat, që mund të përfshijnë një zënkë apo dëshirën e ethshme për t’u ndarë. “Shpesh partneri tjetër nuk është i vetëdijshëm mbi mendimin që ka personi për t’u ndarë dhe kjo e bën edhe më të dhimbshme këtë etapë”, shprehet Ned Presnal, terapist çiftesh.

Kujtimet euforike

Pra, i ke dhënë fund lidhjes. Por befas, çdo gjë rreth ish-it të duket përkryer. Në këtë fazë ti rikujton me mall dhe dashuri çastet e bukura, aspektet pozitive të marrëdhënies dhe madje, i sheh në një lente më pozitive aspektet që të çuan në ndarje. Sipas Nicole Artz, terapiste për marrëdhëniet në çift, kjo fazë mund të sjellë edhe ndjenja faji ose keqardhjeje.

Kuptimi

Në këtë fazë ndihesh sikur të gjitha qelizat e trurit po përpiqen të të pajtojnë me ish-in. Gjithsesi, një pjesë e jotja e di shumë mirë që ndarja është diçka që duhet të ndodhte. Sipas Beverley Andre, terapiste e çifteve, në këtë fazë, njerëzit priren të analizojnë se çfarë i çoi drejt ndarjes dhe ngadalë, duke analizuar çdo aspekt të vetes dhe të ish-it, e kupton saktësisht pse marrëdhënies i erdhi fundi”.

Mpirja

Kjo fazë nuk përjetohet nga të gjithë, por shenjat janë: shkëputja nga realiteti dhe mohimi i realitetit aktual. “Mpirja mund të zgjasë me disa orë, në disa ditë pas ndarjes”, shprehet Nicole Artz.

Të gjithë japin një mendim

Po, sado bezdisëse të duket, do ta kalosh edhe këtë fazë. Njerëzit do të të vijnë dhe do të të thonë se si mund ta kishe zgjidhur/menaxhuar ndryshe situatën. Në disa raste do të ndjesh gjykim apo dhe kritikë, por thjesht mendo se është totalisht jeta dhe vendimet e tua.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]