fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

“Nëse Serbia dëshiron të ketë zgjidhje njëetnike, ta provojë në shtëpinë e saj” – deklarata e Kurtit dhe qëndrimet e opozitës për Asociacionin

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Është rritur presioni ndërkombëtar për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, e rrjedhimisht edhe për arritjen e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi.Lidhur me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe ditë më parë u deklarua edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti si dhe liderët e partive opozitare.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha të mërkurën se Asociacioni një etnik në Kosovën me kushtetutë shumë etnike nuk është i mundshëm.Duke theksuar se është kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës, Kurti tha se është i gatshëm të përmbushë kërkesat dhe nevojat e qytetarëve serbë dhe çdo pakice tjetër.

“Mirëpo nuk mund ta kompensojmë Serbinë për luftën e humbur në pranverën e vitit 1999, por ajo duhet të na kompensojë neve për dëmet që na ka shkaktuar edhe në njerëz edhe në të mira materiale”, tha ai.Nëse Serbia dëshiron që në Kosovë të këtë zgjidhje njëetnike, “le ta provojë njëherë në shtëpinë e saj”, tha kryeministri Kurti.
“Pakicat kombëtare në Serbi janë gati 20 për qind, pakicat kombëtare në Kosovë janë rreth 7 për qind, pra Asociacion i komunave me shumicë serbe në Kosovë, e Presheva, Medvegja e Bujanoci ta kenë vetëm Këshillin Nacional atje, është e padrejtë, e dëmshme dhe e papranueshme”, tha kryeministri Kurti, duke nënvizuar se Kosova dhe Serbia i kanë arritur 33 marrëveshje në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian dhe asnjëra nuk mund të trajtohet me përparësi.“Ju dini shumë mirë që në Bosnje e Hercegovinë ka një Republikë Serbe. Bosnjën e Hercegovinën de jure Serbia e njeh, por de fakto e saboton për ditë, pra edhe një shteti që ia ka pranuar pavarësinë vetëm shikojeni çfarë po i bën”, tha kryeministri Kurti.

E lidhur me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe janë deklaruar edhe partitë në opozitë.Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi ka thënë se forca politike që drejton, i mbetet qëndrimit që Asociacioni i komunave me shumicë serbe, të krijohet si pjesë e marrëveshjes së përgjithshme Kosovë-Serbi. E kjo e fundit, sipas tij, duhet të përfshijë dhe njohjen e ndërsjellë.

Krasniqi shton se një marrëveshje finale, pa njohjen e ndërsjellë, nuk ofron stabilitet për Kosovën.
Gjatë intervistës për Zërin e Amerikës kryetari i Partisë Demokratike kritikon kryeministrin e Kosovës për mungesë koordinimi me SHBA-të, duke e cilësuar qëndrimin e Kurtit mbi Asociacionin, një kauzë false, me të cilën erdhi në pushtet, e që vazhdon ta mbajë peng.

Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës një ditë para mbajtjes së takimit në Ambasadën amerikane për Asociacionin tha se orientimet e LDK-së janë për një marrëveshje përfundimtare, ligjërisht të obligueshme, dhe me njohjen reciproke në thelb të saj, mbesin të pandryshueshme.Në lidhje me Asociacionin, LDK-ja vlerëson se kjo çështje është kompetencë dhe përgjegjësi kushtetuese vetëm e institucioneve të Republikës së Kosovës, në radhë të parë e Qeverisë.

Ndërkaq, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Prishtina nuk duhet të mbetet peng i Asociacionit dhe se zgjidhja e kësaj çështjeje është rruga e vetme për të arritur tek marrëveshja finale Kosovë-Serbi.Gjatë një intervistë për Zërin e Amerikës, Haradinaj vlerëson qëndrimin e Uashingtonit në këtë proces, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara, po ndihmojnë Kosovën të kalojë pengesën e fundit, për të arritur tek marrëveshja finale.

Haradinaj ka thënë gjithashtu se i ashtuquajturi propozimi evropian, i cili sipas tij në fakt është më shumë amerikan, është një mundësi reale që Kosova të “divorcohet” nga Serbia.Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është arritur ne Bruksel në vitin 2013 dhe është miratuar në parlamentin e Kosovës. Në gusht të vitit 2015 është arritur një marrëveshje mbi parimet e themelimit të Asociacionit, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës më vonë gjeti shkelje ndërsa theksoi se Asociacioni duhet të themelohet sipas marrëveshjes së vitit 2013.

Trysnia për Asociacioni është rritur ndërsa janë shtuar përpjekjet për rifillimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre në dritën e një propozimi evropian, i cili nuk parasheh njohje të ndërsjellë por zotimin e palëve se nuk do të pengojnë njëra tjetrën në procesin e integrimeve.Ndërkaq, ditë më parë Derek Chollet, këshilltar i Departamentit amerikan të Shtetit dhe Gabriel Escobar, i dërguar i Posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, i bënë thirrje Kosovës të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke e siguruar atë se ky mekanizëm nuk e cenon Kushtetutën, sovranitetin, pavarësinë ose institucionet demokratike të saj.

Dy zyrtarët e lartë amerikan kanë dhënë garanci të fuqishme se SHBA është në mbështetje të Kosovës dhe se Kushtetuta e saj nuk do të cenohet nga Asociacioni.Të njëjtën deklaratë e ka dhënë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Ai theksoi se nuk mbështesin asnjë aranzhim që shkel Kushtetutën e Kosovës, që nuk është në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 e as që do të kërcënonte sovranitetin, pavarësinë, karakterin shumetnik dhe institucionet demokratike të Kosovës.


Etiketa: SerbiaAlbin Kurt

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Prostitucion te “Muharrem Fejza”, arrestohen dy femra dhe një mashkull

28 minuta më parë
Aktuale

Papa Françesku shtrihet në spital

1 orë më parë
Aktuale

Rrëzohet helikopteri i ushtrisë amerikane, mund të ketë të vdekur

1 orë më parë
Aktuale

Konjufca në Samitin për Demokraci në SHBA: Kosova ka shënuar progres të jashtëzakonshëm

1 orë më parë
Aktuale

Diell e vranësira, parashikimi i motit për sot

1 orë më parë
Aktuale

Kurti – Pandurit: Ju dëgjoj pa problem, por unë mendoja se me keni thirrur për të folur

10 orë më parë
Postimi tjetër

Brokoli të pjekura me djathë dhe beshamelë

Kuvendi sot mban seancë plenare

Gazetarja degjeneron Diolën, nuk do e besoni se çfarë ka treguar për të

TË FUNDIT

Mimoza Kusari-Lila fluturon si zog i sabahit

16 minuta më parë

Deputetja Mimoza Kusari Lila, përveç politikës, kohë të rëndësishme nga jeta e saj i kushton edhe aktivitetit fizik. Ajo çdo...

Prostitucion te “Muharrem Fejza”, arrestohen dy femra dhe një mashkull

28 minuta më parë

Janë arrestuar tre të dyshuar, një mashkull dhe dy femra kosovare, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim janë marrë...

​Dita Botërore e Mjekut

34 minuta më parë

Njerëzimi shoqërohet nga sëmundje të ndryshme dhe sëmundje më serioze gjatë gjithë ekzistencës së saj. Prandaj, një nga profesionet më...

Pse zakonisht femrat zgjohen me nerva në mëngjes?

46 minuta më parë

Femrat kanë dy herë më shumë nevojë për gjumë në krahasim me burrat. Shumë studiues, përfshirë edhe studimin e fundit...

Papa Françesku shtrihet në spital

1 orë më parë

Papa Françesku kaloi natën e parë në spital, nën vëzhgimin e mjekëve. Ati i shenjtë, 86-vjeçar, vuan nga një infeksion...

Rrëzohet helikopteri i ushtrisë amerikane, mund të ketë të vdekur

1 orë më parë

Një numër njerëzish mund të kenë vdekur pas rrëzimit të një helikopteri të ushtrisë amerikane në Trigg County, Kentucky, raporton...

MË TË LEXUARAT

Parashikimi i motit për fundjavë, pritet të ketë diell dhe vranësira

Mjekja zbulon trukun që ndalon lemzën

Pas deklaratave në spektakël, Lorenci i kërkon ndjesë Keisit dhe përqafohen

Xhuli me Brunon nga varrezat e Jasharajve: I përjetshëm kujtimi për të rënët për liri

Nita Latifi surprizohet me tortë për ditëlindje nga Zhaklin

Olta Gixhari për Luizin: Është kafshë, njeri i keq, do e vë me shpatulla pas murit

Cameron Diaz po heq dorë nga aktrimi dhe kjo mund të jetë arsyeja pse

Jonida Maliqi feston ditëlindjen, ja sa vite mbushi këngëtarja

Fjolla Morina i dërgon zemra Medes

Ky personazh publik betohet se do ti jep Luizit 100 mijë euro

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist