Veprimtari i çështjes kombëtare, Malush Ademaj, do të varroset nesër (e mërkurë), në ora 15:00, në varrezat e Katundit të Ri të Komunës së Pejës.

Arkivoli me trupin e pajetë të veprimtarit Malush Ademaj, do të mbërri nga Gjermania nesër në ora 09:00 në aeroportin “Adem Jashari”, kurse mbledhja komemorative do të mbahet në ora 10:00, në teatrin e qytetit të Pejës.

Malush Ademaj, i cili ishte edhe ish- i burgosur politik, ka ndërruar jetë para disa ditësh në Gjermani.

Ndryshe Malushi është xhaxhai i modeles dhe moderatores së njohur Arbnora Ademajt.

Ju kujojmë se me vdekjen e Alush Ademajt se nga kjo botë iku edhe një veprimtar

Vërtetë të mos iu besoj njeriu syve për ato që i lexon. Ishte veprimtar veteran që veprimtarinë e tij e kishte filluar qysh në vitet e 70 në Gjermani. Ishte anëtar i Frontit të Kuq Popullor. Dy herë u burgos dhe u dënua për veprimtari atdhetare. Njëherë në vitin 1980 dhe heren e dytë 3-4 vite më vonë, por burgjet nuk e thyen dhe ai vazhdoi tutje rrugën e tij drejt çlirimit. Me ndarjen e tij nga jeta e humba një mik dhe bashkëveprimtar. E humba një shok të palodhshëm, i cili me punën dhe angazhimin e vet për lirinë e atdheut dhe bashkimin e kombit, vetës ia ka siguruar pavdeksinë. Kujtimi për Malush Ademajn qoftë i përjetshëm e pushoftë i qetë në tokën për të cilën aq shumë u përpoq!

MUND TË JU PËLQEJNË