Qytetarët e Kosovës mbi moshën 16-vjeçare, nga e mërkura, (6:00 mëngjes), do të kenë të drejtë qarkullimi vetëm një orë e gjysmë në ditë.
Se kur do të jetë koha e tyre e daljes jashtë shtëpive do të përcaktohet në bazë të tre numrave të fundit të letërnjoftimeve.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë që po vazhdon ende.
’Mbrëmë u konfirmuan edhe 72 raste të reja. Këto itë edhe pse shumica e qytetarëve kanë zbatuar rekomandimet, diët e fundit pasi pamë daljen e madhe të qytetarëve për shkak të kohës së mirë kemi parë një mosrespektim të masave. Sot morrëm vendimin për masa të reja për parandalimin e sëmundjes Covid. Qytetarë të nderuar fillimisht ju falënderoj për durimin. Duhet të mbajmë lakorën të sheshtë‘’, thotë Vitia.
‘’Këto masa që do të hyjnë të mërkurën në ora 6 të zbatohen në përpikëri. Organet gjegjëse do sigurohen për zbatimin e këtyre masave. Nëse bashkëpunojmë mudn të sigurohemi që këto masa të qëndrojnë në fuqi për kohën më të vogël të mundshme. Një mase më e vogël e bindjes e ndonjërit prej nesh mnund të rrezikojë virusin në tërësi. Sa më shumë i respektojmë do mund të kalojmë këtë periudhë. Sidomos ditët e para do të jenë të vështira. Presim një sprovë të vëshitrë. Nuk guxojmë të tolerojmë as lëshimet më të vogla’’
‘’Prej datës 15 prill 2020 në 06 të mëngjesit ndalohet qarkullimi i qytetarëve jashtë banesave’’
‘’Për personat mbi moshën 16 vjecare lejohet qarkullimi për furnizim me ushqime për familje dhe pagesa bankare për jo më shumë se 1 orë e gjysmë. ‘’
‘’Gjatë qarkullimit nuk lejohet shoqërim nga asnjë person fizik përvec në dy raste. Personat me aftësi të kufizuara dhe personat nën moshën 16 vjec në prani të kujdestarit. ‘’, tha ndër të tjera Vitia.
Ai ka theksuar se poashtu:
– Ndalohet qarkullimi i personave fizik nga shtëpitë e tyre, përvec rasteve me furnizim me mallra të domosdoshme dhe atë 1 orë e gjysë në ditë
– Gjatë qarkullimit të personave fizik nuk lejohet të shoqërihen nga të tjerët, vetëm në rastet e personave me aftësi të kufizuar
– Ndalohet dalja e personave mbi moshën 65 vjeçare. Pos në raste të veçant.
Ai tha se nga 15 prilli ndalohet qarkullimi i automjeteve, pos kur marrin leje të veçantë nga ATKMinistri Vitija ka përmendur edhe katogoritë që mund të lëvizin siç janë: policia, mjekët, transportuesit e mallrave, zjarrfikësit etj.
Kushdo që nuk i respekton këto vendime pasohet dënimi. Personat fizik dënohen nga 1 mijë deri në 2 mijë euro, derisa personi juridik nga 3 mijë deri në 8 mijë euro, raporton Gazeta Blic.