Vala

Një adoleshent,i cili nuk bënte mirë në shkollë, tashmë është bërë një milioner pasi mësoi se si të tregtonte monedhat e huaja në YouTube.

Sipas medieve të huaja, Dan Legg, 19 vjeçar, u përball me një të ardhme të pasigurt, pasi ai dështoi në provime përgjatë studimeve në vitin 2017.

Megjithatë, e ardhmja e tij është më e sigurt se kurrë, gjersa ai tanimë fluturon me aeroplanë privatë, zotëron dy shtëpi, si dhe disa orë luksoze dhe paguan jetesën e prindërve të tij.

Tregtari online nga Cheddar, Somerset, thotë se e ndërtoi pasurinë duke tregtuar në një treg të huaj (Forex), përmes përdorimit të një aplikacioni në telefonin e tij. Ai është bërë një ekspert, i cili u kërkon deri në një mijë dollarë njerëzve që të mësojnë këshilla prej tij.

Ai thotë se filloi me një investim prej pesëqind funtesh – të fituara nga kursimet nga puna në një restorant tajlandez dhe duke ndihmuar në kafenenë e prindërve të tij.

“Prindërit e mi kishin një kafe të vogël në Çeddar Gorge”, tha ai. “Më dhanë gjithçka që kisha nevojë, por kurrë nuk mjaftohesha”.

MUND TË JU PËLQEJNË