fbpx

Nga sot rikthehet shiu

nga Revista Kosovarja

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm. Paradite mjaft ngrohtë dhe zagushi, ndërsa pasdite priten zhvillime të vranësirave të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Më së paku gjasa për rrebeshe ka në disa vise në perëndim dhe jug të Kosovës. Në viset tjera vende-vende priten rrebeshe intensive të koncentruara më së shumti në viset kodrinore-malore.

Në Shqipëri sot pritet të mbajë mot i ngrohtë dhe kryesisht me diell. Vetëm në veri të vendit mund të ketë ndonjë zhvillim me rrebeshe të lokalizuara shiu.

Në Maqedoninë Veriore po ashtu pritet të mbajë mot i ngrohtë dhe me zagushi. Pasdite në disa rajone priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe lokalisht të fuqishme nesër pasdite priten në Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës.

Të hënën në tërë rajonin na pret mot mjaft jo-stabil. Priten intervale kohore me diell dhe zhvillime të shpeshta të vranësirave të shiut të cilat pritet të kushtëzojnë reshje shiu dhe rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në jug, perëndim dhe bregdetin shqiptar kryesisht pa reshje ose me ndonjë zhvillim të izoluar.

Të martën në Kosovë pritet mot më i qetë, me alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell. Vende-vende mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh shiu.

Mot më jo-stabil të martën parashihet të mbajë në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore, me reshje lokale shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Edhe të mërkurën pritet mot i ngjashëm, ndërsa rrebeshe të fuqishme shiu priten në jug dhe lindje të Shqipërisë si dhe disa vise të Maqedonisë së Veriut

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]