Dashi nxehet brenda sekondit, por po aq shpejt i bie inati. Ata rrallë nxisin debate, por sigurohen që gjithmonë t’i përfundojnë këto të fundit. Dinë gjithashtu të falin e të hapin rrugë.

Demi kërkon kohë të nxehet, por kur arrijnë kulmin e nervave, vështirë të qetësohet ! Mungesa e besnikërisë dhe të qenët të padrejtë u ngre nervat demit!

Binjakët janë të paparashikueshëm kur nxehen. Ata ngrenë zërin, ofendojnë dhe shpesh fjalën e fundit e thonë të parën.

Gaforrja është një shenjë agresive-pasive kur është me nerva. Ata e kapërdijnë inatin, por nëse i dilni në shteg, ata nuk do jua kursejnë!

Nëse një luan është me nerva, ju do e merrni vesh shumë shpejt. Nuk janë tipat që e mbajnë brenda mërinë, madje janë aq të ashpër, saqë nuk lënë gjë pa ju thënë. Megjithatë harrojnë shpejt.

Virgjëresha do shumë , po shumëë kohë që të nxehet ! E kur ju t’ja keni bërë borxh, sërish nuk do të merrni asgjë nga Virgjëresha, sepse është aq diplomate saqë të kuptojë për çfarë ia vlen të mërzitesh e për çfarë jo,

Peshorja është me moton ‘Paqe në botë’ ! I urrejnë përplasjet dhe kur arrijnë në atë pika, sa ata të ‘shpërthejnë’ thonë atë ç’kanë për të thënë qetë qetë e largohen.

Inatin akrepave mund t’ia lexosh në sy. Ata nuk marrin flakë si shkrepse, por janë me idenë se hakmarrja është një ‘pjatë’ që shërbehet e ftohtë. Kini kujdes nga ta.

Shigjetarët shquhen për qetësinë e tyre, ndaj rrallë bëhen me nerva. Kur kjo ndodh, ata janë shumë sarkastikë.

Bricjapi ka tendencën t’i ‘mbysë’ emocionet dhe të ‘hanë inat me veten’! Nuk e humbin toruan, por gjithsesi i kalojnë lehtë situatat dhe nuk mbajnë inat.

Ujori urren të përfshihet në zënka dhe thjesht i injoron njerëzit që e mërzisin. Janë të zgjuar sepse përpiqen t’i zgjidhin gjërat, atëherë kur janë më të qetë e të ftohtë.

Nëse një ‘peshk’ po kalon një ditë të keqe, nuk do i kursejë zënkat. Ata shpërthejnë, dalin nga vetja dhe askush nuk mund ta besojnë që PESHQIT janë kaq nevrikë. Por nëse janë të qetë, ata mundohen ta sheshojnë situatën.

MUND TË JU PËLQEJNË