Vala

Çifti i mirënjohur, Mozzik dhe Loredana janë ndër më të përmendurit në estradë të cilët kryesisht komentohen shumë për jetën private.

Dashuria e tyre është aq e rrallë sa që për këtë gjë moti janë vënë re dhe bëjnë përshtypje jashtëzonisht të madhe ngado që këndojnë dhe performojnë së bashku, shkruan Kosovarja.

Të dashuruar dhe të lumtur sa më ska, ku edhe falë kësaj kanë krijuar hite e bashkëpunime të suksesshme duke e bërë ende më të etur publikun për tu shfaqur të tillë.

Paralelisht me këtë nuk po iu mbesin anash as mbrëmjet e koncertet e shumta, agjenda e të cilëve është shumë e ngjeshur dhe e ngarkuar.

Përkundër këtyre angazhimeve çiftin shpesh e shohim të realizojnë portrete të bukura, dhe që në fakt ashtu edhe po vijnë kohë pas kohë.

Por, jo çdo herë po ndodhë kështu, pasi së fundi duket se nuk po shkon diçka me ta, pasi u pa Mozziku duke e kapur për fyti.

Të ketë bërë prej dashurisë, apo si është puna me të? Hë, si po ia shihni ju muhabetin kësaj punë? /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË