Zgjedhjet parlamentare që po zhvillohen në Malin e Zi pritet të shtojnë numrin e deputetëve shqiptarë që do të përfaqësohen në Parlamentin prej 81 deputetësh.
Bartësi i listës zgjedhore nga rradhët e koalicionit shqiptar Genci Nimanbegu, është nënkryetar aktual i Kuvendit të Malit të Zi, ndërkaq Nik Gjeloshaj, aktualisht është kryetar i Komunës së Tuzit.
Për të dhënë votën e tyre për kandidatët shqiptar, nga Diapsora në Mal të Zi kanë zbritur edhe shumë bashkëatdhetar, madje edhe personazhe të njohur të jetës publike.
Emine Çunmulaj ka treguar se tashmë gjendet në Mal të Zi për të votuar, e gjjthashtu këngëtari i mirënjohur Nikollë Nikëprelaj përmes faqes së tij në Instagram ka treguar se gjendet në vendlinje për të votuar për koalicionin shqiptar, shkruan “Kosovarja”.
Këngëtari, gjithashtu ka treguar se është ngjitur në Bjeshkët e Malsisë, ku ndjen të jetë më afër Zotit.