Një person po dyshon në vdekjen e hallës së tij, ku thotë që arsyeja ishte trajtimi i papërgjegjshëm nga mjekët.
Ai e ka raportuar rastin në polici, gjersa pretendon se ajo ka ndërruar jetë si pasojë e trajtimit të pandërgjegjshëm nga mjekët dhe personeli shëndetësor.
“Me datë 30.07.2020 një femër ka ndërruar jetë në QKUK, ndërsa nipi i saj dyshon se viktima (halla e tij) ka ndërruar jetë si pasojë e trajtimit të pa ndërgjegjshëm nga mjekët dhe personi shëndetësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Sipas policisë me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës nuk dërgohet për obduksion.