Learta Jakupi tashmë nuk është emër i panjohur për ne.

Përkundrazi, është emër shumë i familjarizuar për ne, e cila hyri në zemrat e publikut që nga paraqitja e saj e parë dhe më nuk lejoi që të dalë asesi nga koka e tyre, shkruan Kosovarja.

Reja e Shyhretes e di shumë mirë si dhe kur e do publiku, andaj rrjedhën e kësaj pune po e drejton në rrugën më të denjë, duke bërë që të gjithë të mendojnë se është e vetmja në botë.

Në fakt edhe është ashtu, sepse po e krahasove me të tjerat reja të estradës vërtetë se i lë të gjitha në hije, si me thjeshtësinë ashtu edhe me modestinë e saj.

Së bashku me këto as bukuria dhe sharmia e saj nuk mund të përjashtohen, sepse gëzon një bukuri të jashtëzakonshme, që secila femër do lakmonte të ishte si ajo.

E, po ta shihnin edhe këtë fotografi të saj të fundit, atëherë do e kuptonin se sa është bukuri e rrallë , që skena dhe publiku nuk ka e ka shumë fatin të gëzojë fytyra të tilla. /Kosovarja /

MUND TË JU PËLQEJNË