Janë çifti më i komentuar, më i pëlqyer dhe më i ndjekur në trojet shqiptare.

Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij Leonita, po vazhdojnë të bëjnë përshtypje për çdo gjë dhe veprimet e tyre të shndërrohen gjithnjë në lajm, shkruan Kosovarja.

Kjo më së shumti po ndodhë, pasi është kuptuar se ata shumë shpejt pritet të bëhen prindër.

Çifti më i famshëm, tani po shfaqen më të lumtur dhe më të gëzuar, duke na bërë të kuptojmë çdo herë e më shumë se ata janë shumë të qetë në krahët e njëri tjetrit.

Këtë po e dëshmojnë edhe fotografitë dhe videot e shumta, ku nuk ka ditë që nuk vijnë me diçka të re dhe të bukur.

Ashtu edhe sikur kjo fotografi e fundit me të cilën u prezantuan sot, dhe që lumturia e tyre fliste më shumë se gjithçka. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË