fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
Revista Kosovarja
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Një dekadë premtime për viza, qytetarët e Kosovës po mbahen padrejtësisht të izoluar

nga Revista Kosovarja
4 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Tash e një dekadë qytetarëve të Kosovës u premtohet liberalizimi i vizave. Premtimet vazhdonin nga viti në vit, nga politikanët kosovarë e nga ndërkombëtarët. Të gjitha deklaratat mbetën thjesht vetëm premtime, e qytetarët vazhdojnë të shpresojnë se një ditë do ta gëzojnë të drejtën për lëvizje të lirë.

Për 10 vjet me radhë qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të maltretohen para ambasadave të huaja për t’u pajisur me një vizë, e cila do t’ua mundësojë lëvizjen drejt ndonjë shteti të Evropës, por edhe në vendet e më largëta.

Institucionet në Kosovë tash e sa kohë kanë deklaruar se kanë përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara nga Komisioni Evropian dhe se janë në pritje të heqjes së vizave.

Rrezarta Krasniqi, kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane, ka thënë për Telegrafin se qytetarët e Kosovës po mbahen padrejtësisht të izoluar.

Krasniqi ka thënë se Kosova tashmë ka plotësuar të gjitha kushtet e parapara për heqjen e vizave.

“Po bëhen 10 vite prej kur kanë nisur negociatat me BE-në për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e vendit të cilët padrejtësisht po mbahen të izoluar në mungesë të liberalizimit të vizave. Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe kriteret e parapara për liberalizimin e vizave, megjithatë kjo nuk do të thotë se institucionet e vendit duhet të qëndrojnë duar kryq, por duhet të angazhohen me përgjegjësinë me të lartë në këtë drejtim”, është shprehur ajo.

Rrezarta Krasniqi

Krasniqi ka potencuar se BE duhet t’i jap fund izolimit të qytetarëve.

“BE sa ma herët që të vendos për liberalizmin e vizave për Kosovën, është më mirë për qytetarët e vendit më pro-evropian dhe më liberal. BE duhet t’i jap fund padrejtësisë së izolimit të qytetarëve tanë”, ka potencuar ajo.

Në anën tjetër, anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Time Kadrijaj, deklaroi për Telegrafin se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë tashmë është përçarë.

“Ne kemi thënë në vazhdimësi se dialogu është përçarë, ka filluar si dialog teknik e po del si dialog politik dhe po shihet që më obstruksionet që po i bënë Serbia po mundohet që të stopojë që të arrihet një marrëveshje, e cila njeh edhe pavarësinë e Kosovës. Qëllimi i dialogut ka qenë normalizimi i raporteve mes dy vendeve Kosovës dhe Serbisë, një gjë e tillë ka ndodhur e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, mirëpo po shohim se nuk po ka progres në procesin e dialogut, kjo po i kushton Kosovës, gjithmonë Serbia po prodhon incidente në vazhdimësi, ndonëse faktori ndërkombëtar nuk po e shoh si vend të sigurt”, ka pohuar ajo.

Siç tha Kadrijaj, për palën kosovare duhet të jenë të qarta vijat e kuqe gjatë procesit të dialogut.“Me rëndësi ne me pas të qartë vijat e kuqe në dialog, dialogu duhet të përfundojë, organizimi i brendshëm nuk duhet të cenohet, kufijtë nuk duhet të ndryshohen, sepse me këta kufi 120 shtete e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e cila ka thënë se pavarësia e Kosovës është legjitime”.

Time Kadrijaj

Kadrijaj tha se Kosova është i vetmi vend që nuk ka liberalizim të vizave, dhe se kjo çështje nuk është më në dorën e institucioneve kosovare.

“Kemi ngel i vetmi vend që nuk ka liberalizim të vizave, edhe pse i ka përmbush të gjitha kushtet dhe kriteret, dhe tash nuk është në dorën e Kosovës se sa do të zgjasë ky proces. Normal që ne duhet të insistojmë në të gjitha instancat, qoftë si deputet, qoftë përmes komisioneve parlamentare por edhe Qeveria edhe Kuvendi në takimet që kemi me çdo zyrtar të BE-së, duhet me kërku që këto padrejtësie që i janë bërë Kosovës për liberalizimin e vizave duhet të eliminohen dhe të ketë liberalizim të vizave në mënyrë që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm sikurse edhe vendet tjera të rajonit”, theksoi ajo.

Mes tjerash, Kadrijaj tha se shpreson që BE-ja të reflektojë sa i përket çështjes së vizave.

“Shpresojmë që do të reflektojnë, edhe Parlamenti Evropian ka votuar për këtë çështje se është një e drejtë legjitime, dhe që tashmë vendet të cilat po hezitojnë për liberalizim të vizave duhet të binden se asgjë nuk e prish demografinë e Evropës nëse edhe Kosovës i jepet mundësia për lëvizje të lirshme”, shtoi ndër të tjera ajo.

Ndryshe, liberalizimi i vizave mundëson udhëtim pa vizë vetëm deri në 90 ditë çdo gjashtë muaj dhe jo leje pune apo të drejtën për të jetuar në ndonjërin nga shtetet, pjesë të zonës Schengen. Nga momenti që do të hiqet regjimi i vizave për Kosovën, të drejtën për të udhëtuar pa viza do ta kenë të gjithë qytetarët e vendit që posedojnë pasaporta biometrike.

Liberalizimi i vizave në asnjë rast nuk nënkupton mundësi punësimi apo ndonjë veprimtari ekonomike në shtetet e zonës Schengen.


Etiketa: KosoveViza1 dekade

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Kurti: Aleanca Rusi-Serbi, rrezik për konflikte në Ballkan

5 orë më parë
Aktuale

Durmishi publikon emrat e deputetëve që votuan Gjykatën Speciale. Janë këta

6 orë më parë
Aktuale

Rama u reagon Gjukanoviqit e Osmanit: Ballkani i Hapur nuk do të ndalet

7 orë më parë
Aktuale

Priten reshje “gjaku” dhe stuhi

8 orë më parë
Aktuale

Ndërron jetë në mënyrë tragjike ish-lojtari i Gjilanit

9 orë më parë
Aktuale

Memli Krasniqi: I shpëtuam rreth 450 mijë familje nga shtrenjtimi i rrymës

10 orë më parë
Postimi tjetër

Adriana Matoshi tregon se kur e kuptoi që iu kthye tumori ishte momenti kur takoi Arjolën në BB VIP

Meridian Ramçaj ‘sulmon’ sërish produksionin e "Big Brother VIP", vë në mëdyshje eliminimet e kësaj jave

Velina e “Fiks Fare”, Manushi zbulon videon e Bora Zemanit kur ishte 17-vjeçe dhe prezantohej në Top Channel

TË FUNDIT

Ekspertët: Ky pozicion gjumi mund t’ju plakë para kohe

4 orë më parë

A keni menduar ndonjëherë se pozicioni në të cilin flini gjatë natës mund të ndikojë në cilësinë e jetës tuaj?...

Pozicioni më i mirë i gjumit për të luftuar hipertensionin

4 orë më parë

Shumë prej nesh jetojnë me presion të lartë të gjakut – ku gjaku pompohet me shumë forcë kundër mureve të...

Pasi pa Donaldin dhe Borën bashkë në ndenjë, Antonela zbulon reagimin e Beatrix Ramosajt

5 orë më parë

Videoja e Donaldit me Borën në eventin e Valdrin Sahitit ka bërë xhiron e rrjetit tashmë prej dy ditësh, e...

Horoskopi ditor, e enjte 19 maj 2022

5 orë më parë

Dashi Flisni dhe me të tjerët. Nuk është momenti për të mbajtur sekrete ndaj partnerit/es. Mund ta lëndonit me këtë...

Vajza e Ilir Shaqirit, Emily, na prezanton me shokun e saj të jetës…

5 orë më parë

Emily Shaqiri ka pöstuar dy fötö në faqen e saj në Instagram që nuk kanë tërhequr vëmendjen vetëm sepse janë...

Kurti: Aleanca Rusi-Serbi, rrezik për konflikte në Ballkan

5 orë më parë

Kryeministri Albin Kurti gjatë adresimit në Këshillin e Atlantikut ka thënë se Kosova ka një marrëdhënie të veçantë me SHBA-në,...

MË TË LEXUARAT

Dy vëllezërit futbollistë të famshëm humbin jetën në aksident

Flet Albërija: Beatrix kaloi momente shumë të vështira, u bullizuam të gjithë

Transformoni gjoksin tuaj: 12 variacione të pompave

Marigona Kraniqi ndanë momentin më emocionues me babain

Roza Lati organizon festë për ditëlindjen e 15 të qenit

22 raste të reja me COVID-19

Bekim Jashari i bën urim të veçantë gruas për ditëlindje: Faleminderit që na mbushë me dashuri e lumturi të pafund

Transformimi i çmendur i 33-vjeçarit që kërkon të shndërrohet në një “alien të zi”

Kosova do të aplikojë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Ka një shpjegim pse vuajnë gjithmonë njerëzit zemërmirë

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint