Konsiderohen të jenë si ndër familjet më me ndikim tek publiku shqiptar.

Ermal Fejzullahu dhe Ariana Fejzullahu tashmë kanë krijuar folenë e tyre familjare, por duke mos iu mjaftuar tani janë edhe në pritje të fëmiut të katërt, shkruan Kosovarja.

Që kur është marrë vesh se ata do të bëhen prindër të një vajze, publiku ka qenë ende më shumë kurioze për të ditur më shumë rreth tyre.

Sikur Ermali ashtu edhe Ariana nuk kanë munguar me aktivitet e tyre, duke u munduar që në çdo moment të iu qëndrojnë afër fansave të tyre.

Sa njëri sa tjetri janë parë gjithmonë pranë fëmijëve të tyre, si në shëtitje, pushime e mbrëmje të ndryshme.

E këtë herë ata u panë në njërin nga restaurantet e kryeqytetit, duke shijuar në maksimum praninë e njëri tjetrit.

Familje më të madhe dhe më të bukur që moti nuk keni parë dhe as nuk do të shihni. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË