Më raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për dhunë në familje, në Prishtinë.
Një femër ka lajmëruar policinë se ka pasur mosmarrëveshje verbale me të dashurin e saj.
“Prishtinë 20.05.2021-17:45.Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale me të dashurin e saj te dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti e kishte sulmuar viktimën dhe më pas ishte larguar nga shtëpia dhe e kishte fikur telefonin. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar dhe është inicuar rasti”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.