270
Një grua nga Prishtina është ankuar në polici se vajza së bashku me burrin e saj me të cilët jetonte, po i bënin presion psikik. Ankuesja ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit janë në kërkim nga policia.
“Prishtinë / 09.12.2024 – 02:00. Ankuesja femër K/Shqiptare ka njoftuar se vazhdimisht ka presion psikik nga dhëndëri dhe vajza e saj me të cilët jeton në të njëjtën banesë. Ankuesja ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit ndodhen në kërkim policor. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë.