Një veturë derisa ishe duke lëvizur në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, ka goditur një këmbësor duke i shkaktuar lëndime trupore.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 12:30, në udhëkryqin e rrugëve Agim Ramadani me Xheladin Rekaliu, ka ndodhur një aksident rrugor ku është përfshirë një veturë në lëvizje dhe një këmbësor”, ka bërë të ditur zyrtarja për informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësori. Me rastin po merret njësiti i trafikut.