Vala

Kryqi i Kuq në Kosovë iu ka drejtuar qytetarëve Derisa në Suharekë po vazhdon gjendja emergjente pas vërshimeve, Kryqi i Kuq i Kosovës do të shpërndajë ndihma për banorët, por si kërkesë urgjente ka lëshimin e ndonjë lokali për deponim të ndihmave.

Kryqi i Kuq në Kosovë, dega në Suharekë iu ka drejtuar qytetarëve që kanë lokale të zbrazura dhe me qasje të lehtë nga maunet, që t’ia japin në shfrytëzim Kryqit të Kuq, për deponim të ndihmave deri të kalohet gjendja emergjente pas vërshimeve, përafërsisht për 15 ditë. Vërshimet e 15 gushtit kanë përfshirë 50 për qind të fshatrave të kësaj ane. Si pasojë e gjendjes së rënduar 8 persona kishin kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë./21Media

 

MUND TË JU PËLQEJNË