Vala

Dy emra të njohur të skenës muzikore, Kida dhe Ermal Fejzullahu po sjellin një bashkëpunim.

“Tela” mban titullin projekti i ri i dyshes, i cili do të publikohet së shpejti. Kjo u bë e ditur nga artistja, përmes një video në Instagram.

Kida pyeti fansat se kush është gati për këtë projekt.

Kënga po pritet me padurim nga fansat e tyre të shumtë.

Kjo nuk është hera e parë që ata po sjellin një projekt të përbashkët.

Kujtojmë se ata kanë sjellë një bashkëpunim edhe në vitin 2016. “Mi Amore” titullohet bashkëpunimi i parë i dyshes, që rezultoi shumë i suksesshëm.

Ky projekt numëron mbi 21 milionë klikime./21Media

 

MUND TË JU PËLQEJNË