Një çift 16 dhe 19 vjeç në ShBA dysohet se janë përpjekur të vrasin njerkun e adoleshentës, pasi ai i kapi duke kryer marrëdhënie seksuale.
Angelina Peluso dhe Dillian Weaver, u arrestuan nga policia, sepse sipas tyre dyshja, kishte punësuar një person për të vrarë njerkun e Angelina-s, Howard Balckburn.
E gjitha u zbulua pasi personi i punësuar nga adoleshentët, në vend që të kryente porosinë, ka telefonuar policinë dhe ka zbuluar gjithçka. Njerku i 16-vjeçares, gjeti atë me të dashurin Dillian duke bërë seks në shtëpi. Dhe në ato momente ai ishte nevrikosur aq shumë, saqë kishte goditur me shuplakë dhe grusht 19-vjeçarin.
Pas këtij momenti, Dillian me ndihmën e një shokut të tij, ra në gjurmët e “vrasësit me pagesë” dhe i kërkoi që të vriste njerkun e të dashurës. Sakaq, teksa dyshja u arrestua nga policia, ata kanë pohuar se nuk dëshironin vrasjen e njerkut, por vetëm ta dhunonin, shkruajnë mediat e huaja.