Forca të shumta të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë nisur këtë mëngjes në drejtim të Mitrovicës.
Policia e Kosovës po zhvillon aksion të madh kundër kontrabandës në Mitrovicë të Veriu dhe atë të Jugut.
Gazeta Online “Reporteri.net” merr vesh se aksioni ka nisur në orët e hershme të mëngjesit dhe nuk dihet ende kush janë cak i këtij veprimi.
Ndërkohë, pas fillimit të aksionit, në pjesën e Mitrovicës Veriore është aktivizuar alarmi i qytetit dhe kanë nisur protestat e banorëve serbë, të cilët kanë hedhur edhe gaz lotsjellës.
Në disa pamje të publikuara, shihet se protestuesit e mbledhur ia kanë vënë flakën edhe një veture me targa të Kosovës.