Vala

Gratë e forta nuk presin që gjërat t’i gjejnë gati nga burrat.

Ato nuk ulen këmbëkryq duke pritur që gjërat të bien nga qielli, nuk besojnë në përrallat me fund të lumtur të Disney ku për çdo princeshë ekziston nga pas një princ që duhet të kujdeset për të.

Gratë e forta janë të zonjat e vetes dhe ia dalin mbanë pa patur nevojë për ndihmën e askujt. Janë të lira në zgjedhjet e tyre, të pavarura dhe mbartin disa karakteristika të veçanta të cilat janë të përcaktuara edhe nga shenja e tyre e horoskopit. Po cilat janë ato?

Dashi
Gruaja Dash është një ndër shenjat më të forta të zodiakut dhe këtë gjë e tregon në çdo hap që hedh. Është e pavarur dhe i pëlqen që të marrë iniciativën, nuk ka frikë nga gabimet dhe nga përgjegjësitë.

Është e drejtpërdrejtë, e vendosur dhe ka një karakter luftarak që ia çmojnë të gjithë.

Di të ngrihet edhe pas rënieve të njëpasnjëshme, sekreti i saj është shumë i thjeshtë: Ajo e do dhe respekton veten më shumë se kushdo tjetër.

Demi
Në shikim të parë, mund të mendoni se keni kontroll mbi Demin, por e keni gabim. Gruaja Dem nuk lejon askënd t’i zërë rrugën, apo ta kontrollojë atë.

Dhe mbi të gjitha, i pëlqen liria e saj dhe fakti që ajo mund të marrë vendime ose të bëjë çfarë të dojë.

Bricjapi
Bricjapi është një mjeshtër në vetëkontroll, kështu që një graua e lindur në këtë shenjë nuk ka nevojë për askënd që ta kontrollojë.

Ajo e di se çfarë është më e mira për të dhe do ta bëjë. Dhe edhe nëse përpiqesh ta kontrollosh, është shumë kokëfortë dhe është e pamundur të ndryshojë.

MUND TË JU PËLQEJNË