Çdo shenjë zodiaku e ka nga një tipar negativ (për të mos thënë më shumë) dhe ndoshta duke i njohur pikat e dobëta, mund të punoni për t’i përmirësuar.

Më poshtë do të rendisim të gjitha anët negative të shenjave të horoskopit.

Dashi: Egoist
Të vendosësh gjithmonë dëshirat e tua përpara të tjerëve, nuk është gjithmonë e mirë ! Të jesh empatikë e të kuptosh nevojat e të tjerëve do t’ju bënte njerëz më të mirë.

Demi: Kurrë nuk ndihet në faj
Demi është kokëfortë dhe mendon se ka gjithmonë të drejtë. Kjo mungesë dëshire për të ndryshuar mendjen plus një ego shumë të madhe, e bën Demin të padëshirueshëm në shoqëri.

Binjakët: Gënjeshtarë
Për shkak se binjakët janë kaq të talentuar në komunikim, ata mund t’ju hedhin hi syve dhe t’ju mashtrojnë.

Gaforrja: Manipulues
Gaforret janë emocionalisht shumë inteligjente dhe dinë si t’i përdorin ndjenjat e tyre për të arritur atë që duan.

Luani: Narcistë malinj
Kjo shenjë ka një etje të përjetshme për vëmendjen që kurrë nuk mund të shuhet. Kanë nevojë për afirmim, presin që të komplimentohen gjatë gjithë kohës dhe për ta, lumturia është një lojë pa pagesë ku duhet të fitojnë gjithmonë.

Virgjëresha: Bëhen toksikë me kritikat e tyre
Perfeksionistë, detajistë deri në atë pikë që Virgjëresha shndërrohet në një person toksik që ju vë në pah vetëm të metat.

Duke qenë të sunduar nga Venusi, Peshorja nuk do të marrë asnjë faj dhe kjo gjë bën që ata ta transferojnë agresionin e tyre dhe në vend që të përballen drejtpërdrejt me çështjet dhe mosmarrëveshjet, ata do të manipulonin më mirë konfliktin midis miqve të tyre.

Akrepi: Kanë probleme me besimin
Kontradikta është gjithnjë e pranishme në zemër të një Akrepi ! Kësaj shenje duhet t’ia vërtetoni 24/24 që nuk po i gënjeni, nuk po i tradhtoni, që ata janë të vetmit për ju etj etj.

Kjo gjë bëhet e lodhshme ndaj Akrepë, qetësohuni dhe hapeni zemrën, besoni më shumë.

Shigjetari: Konkurrues
Janë gjithmonë me çdokënd në garë ! Nëse ju i keni shkruar një kartolinë, atëherë ata do të shkruajë një roman. Gjithmonë duan të dalin të parët.

Bricjapi: Njerëz që shohin vetëm interesin e tyre
Një bricjap kurrë nuk do të krijonte miqësi me një person, pa bërë llogaritë mirë, se çfarë përfiton nga kjo gjë apo jo, shkruan living.

Ata kurrë nuk do t’ju ndihmojnë pa marrë gjë në këmbim, ndaj kini kujdes kur i kërkoni një favor bricjapit, diçka duhet të jepni në këmbim.

Ujori: Mungesa e ndjeshmërisë
Mos prisni që një ujor t’ju kuptojë ! Ata janë botë më vete dhe UNI i tyre rrotullohet rreth kësaj bote.

Peshqit: Narcistë të fshehtë
Ndryshe nga një luan, narcisizmi i peshqëve ka tendencë të karakterizohet nga vetë-sakrifica. Ata do të marrin shumë gjëra përsipër, vetëm që t’ju ankohe më vonë dhe të lavdërojnë veten e tyre.

Nuk ka rëndësi se çfarë po kalon dikush tjetër ose çfarë është e drejtë – në pikëpamjen e tyre të botës, ata janë viktima në krye.

MUND TË JU PËLQEJNË