Robert Berisha ka konfirmuar përmes rrjeteve sociale se i ka dhënë fund martesës me Nora Istrefin.

Këngëtari për mos iu dhënë shumë hapësirë spekulimeve, kishte zgjedhur llogarinë personale në Instagram të zyrtarizojë fundin e romancës me këngëtaren.

Gjersa zeshkania vazhdon të hesht rreth fundit të lidhjes me artistin, me të cilin ka një vajzë dyvjeçare të pagëzuar me emrin Renee.

Por, këngëtarja në mesazhet e muajit të fundit ka dhënë indikacione se janë ndarë tashmë e sa kohë gjersa vetëm dje u bë zyrtare.

“A jena nda” ishte një ndër mesazhet e bukuroshes gjersa ndërkohë ka përsëritur mesazhin “Ke gabu, ke gabu”.

Ndryshe, Nora ende nuk ka reaguar zyrtarisht, por ajo njihet që jetën private nuk e ekspozon shumë në publik.

MUND TË JU PËLQEJNË